TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Tetor 2025, 09:53

Ndodh në Gjakovë, kandidati i vdekur për kryekomunar rrëmben dhjetra vota

Shkruar nga Pamfleti

Ndodh në Gjakovë, kandidati i vdekur për kryekomunar rrëmben

Në zgjedhjet lokale të së dielës në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj ka marrë 52 vota në këto zgjedhje.

Perkaj ndërroi jetë disa muaj më parë pas një aksidenti trafiku, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve.

 

Lini një Përgjigje