
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, kryeson në garën për kryetar të Komunës së Prizrenit, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Deri në orën 21:54, janë numëruar 153 nga 236 vendvotime, që përbën 64,83% të totalit.
Nga gjithsej 188,882 votues të regjistruar, pjesëmarrja në votime ka qenë 20,35%, përkatësisht 38,435 qytetarë.
Rezultatet e deritanishme janë:
Shaqir Totaj (PDK) – 42,34% (16,272 vota)
Artan Abrashi (LVV) – 28,74% (11,047 vota)
Driton Selmanaj (LDK) – 11,23% (4,317 vota)
Zafir Berisha (BDP) – 5,20% (2,000 vota)
Furkan Bütüçü (KDTP) – 3,82% (1,470 vota)
Emilija Redžepi (NDS) – 3,67% (1,409 vota)
Epërsia aktuale e Totajt e pozicionon atë si favorit për raundin e dytë ose edhe për fitore në raundin e parë, në varësi të zhvillimeve në pjesën e mbetur të numërimit.

Lini një Përgjigje