
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ai e ka cilësuar rezultatin si një fitore për qytetarët dhe për vetë demokracinë.
Krasniqi ka shprehur mirënjohje për çdo votë të dhënë në mbështetje të PDK-së, duke e quajtur këtë forcë politike si modelin më të mirë të qeverisjes lokale në vend.
“Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ai shtoi se PDK-ja do të vijojë punën me përkushtim të plotë në komunat ku do të zhvillohet balotazhi, me qëllim që këto fitore të konfirmohen edhe në raundin e dytë.
Lini një Përgjigje