TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Tetor 2025, 20:54

Hapen kutitë e para në Mitrovicën e Veriut, shqiptarët dhe serbët “kokë më kokë”

Shkruar nga Pamfleti

 Hapen kutitë e para në Mitrovicën e Veriut, shqiptarët dhe

Pas mbylljes së votimit, kutitë e para për zgjedhjet lokale në Kosovë kanë nisur të numërohen edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Ndryshe nga çfarë pritej, me 1.44% të votave të numëruara, bie në sy një garë e fortë mes Listës Serbe dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati i serbëve Milan Radojeviç prin momentalisht me 40.16% të votave, por ndiqet nga Erden Atiq me 33.86%.

Sakaq, 15.75% të votave i ka marrë kandidatja e Partisë Demokratike, Flutura Hamza Azemi. 

Hapen kutitë e para në Mitrovicën e Veriut, shqiptarët dhe

Lini një Përgjigje