TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Tetor 2025, 20:02

Zgjedhjet lokale në Kosovë, reagon kryeministri Kurti: Të numërohen dhe ruhen votat

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale në Kosovë, reagon kryeministri Kurti: Të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbyllës së procesit të votimit për zgjedhjet lokale.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti falenderon qytetarët e Kosovës për çdo votë, ndërsa thekson se ata dëshmuan kulturë demokratike.

Më tej, kryeministri Kurti ndalet tek procesi i numërimit, ndërsa bën thirrje që të ruhen ajo pasi shprehin vullnetin e qytetarëve.

“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.

Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.

Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, shprehet Kurti.

Lini një Përgjigje