TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Tetor 2025, 19:48

Arian Tahiri shpall fitoren në zgjedhje, fton Mitrovicën të festojë

Shkruar nga Pamfleti

Arian Tahiri shpall fitoren në zgjedhje, fton Mitrovicën të

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme lokale. Në një postim në Facebook, Tahiri ka ftuar qytetarët të festojnë nga ora 22:00 në Minatori.

“Mitrovicë, faleminderit nga zemra! Sot fituam së bashku!

Së bashku edhe do të festojmë! Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori””, shkruan ai.

Nedërkohë, simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë sonte për të festuar para selisë së Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen simpatizantët duke brohoritur dhe duke lëshuar boritë e veturave.

Bazuar në rezultatet e Exit Poll-it të publikuara nga mediat, komunën e Mitrovicës e fiton Tahiri i PDK-së me 51.12%.

I dyti është renditur Faton Peci i LVV-së me 41.23%. Ndërsa i treti është Gëzim Plakolli i LDK-së me 7.65%.

 

Lini një Përgjigje