TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Tetor 2025, 19:10

Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohen Exit Poll-et, Prishtina në balotazh; PDK merr Mitrovicën

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohen Exit Poll-et, Prishtina në
Kandidatët e Prishtinës

Prishtina në balotazh mes Ramës dhe Hajrulla Çekut, Mitrovicën e fiton PDK

Qytetarët e Kosovës kanë votuar sot për të zgjedhur krerët e komunave në 38 qytete të vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 07.00 dhe janë mbyllur në 19.00. Ndërkohë kanë dalë dhe Exit Pollet e para.

Një matje është realizuar nga Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS. Sipas të dhënave të anketimit, Prishtina shkon në balotazh mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut.

Duhet theksuar se Kosova ka sistem të tillë që fitues shpallet ai që ka mbi 50 për qind të votave. Nëse askush nuk e arrin, ka raund të dytë mes 2 më të votuarve. 

Ardian Gjinin, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, shpallet fitues qysh në raundin e parë.

Exit-Polli i Klan Kosova, ka projektuar që Gjilani do të shkojë në balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së. Komunën e Mitrovicës e fiton Arian Tahiri i PDK-së bazuar në rezultatet e Exit Poll-it.

Po ashtu UBO Consulting ka publikuar rezultatet e Exit Poll-it në RTV Dukagjini. Një matje ka bërë edhe “Albanian Post” dhe Instituti “Source”, ku shifrat janë pak a shumë të njëjta. Më poshtë po publikojmë të dhënat e Klan Kosovës.

Prishtina në balotazh

Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohen Exit Poll-et, Prishtina në

Sondazhi për Mitrovicën: Fiton Arian Tahiri

Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohen Exit Poll-et, Prishtina në

Gjilani shkon në balotazh

Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar që Gjilani do të shkojë në balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së.

Rezultatet për Prizrenin: Totaj me 46.14%

Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohen Exit Poll-et, Prishtina në

Gjakova, fiton Ardian Gjini

Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar Ardian Gjinin, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, fitues qysh në raundin e parë. I dyti në këtë projektim ka dalë Ardian Gola i VV-së.

Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohen Exit Poll-et, Prishtina në

Ferizaj, fiton Agim Aliu

Agim Aliu, kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, është projektuar si fitues me të parën. Kjo, sipas exit-pollit të Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS.

Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohen Exit Poll-et, Prishtina në

Exit Poll-i në Pejë: Gazmend Muhaxheri i pari me 47.52%

Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohen Exit Poll-et, Prishtina në

1 Komente

  1. z
    zejnullahu

    Po cmut exi polli realist prisni ju nga delenxhiu bythlepires Baton Haxhiu i albania post qe eshte hapur kunder Albin Kurtit dhe VV

    Lini një Përgjigje