Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, deklaroi se ka hyrë në vitin e 16-të të jetës së tij në burg. Ai përfshiu në këtë llogaritje dënimin e vuajtur nga viti 1981 deri më 1991, si dhe paraburgimin aktual në Hagë.
Krasniqi theksoi se nga 75 vite jetë, 15 i ka kaluar në izolim. Ai e lidhi këtë periudhë me angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Duke rikujtuar daljen e tij publike më 11 qershor 1998, ai tha se ajo erdhi pas ngjarjeve në Likoshan dhe Prekaz. Sipas tij, në këto dy raste u vranë 83 civilë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët ndodheshin në shtëpitë e tyre. Krasniqi i konsideroi këto ngjarje si moment që ndikoi në ndërgjegjësimin e një brezi shqiptarësh në Kosovë.
Në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai deklaroi se ato mbështeten në narrativa të atyre që, sipas tij, shkaktuan luftërat në ish-federatën jugosllave gjatë një dekade. Ai shtoi se drejtësia duhet të mbështetet në prova dhe në të vërtetën.
Krasniqi vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Hagë ndërsa procesi ndaj tij është në zhvillim.
Krasniqi: E gjithë bota e di se NATO ndërhyri kundër krimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë. Nuk janë rreshtuar kurrë me gjenocidin. Pa atë ndërhyrje liria jonë nuk do ekzistonte por pa rezistencën tonë fisnike nuk do ishte arritur kurrë. Veprimet e UCK dhe të miat, I dhanë përparësi paqes. Zëra të besueshëm e kanë dëshmuar këtë. Qëndrojmë këtu padrejtësisht, por historia do e kujtojë.
Krimet nga forcat serbe janë të pandashme nga veprimet që ju kërkohet të gjykoni. Nuk janë zhurmë në sfond, janë të shkruara me shkronja të mëdha. Mbetet pjesë e realitetit që ju kërkohet të gjykoni. Gjykimi pa kontekst rrezikon të gjykojë pasojën me shkakun ju lute mos e bëni atë gabim. Popujt që i rrezikojnë persekutimit nuk janë armiq të drejtësië. Brezi ynë e kishte një vizion, jetën në liri, barazi demokraci, sundimin e ligjit. Ishte ky vizion që udhëhoqi luftën dhe kulmoi me shpalljen e pavarësisë.
Ne luftuam për jetën, lirinë demokracinë dhe drejtësinë, jo për të kontrolluar territor për dominim, qëllim ishte të kthenim Kosovën te populli i saj. Cdo akuzë është vijim I gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi i Serbisë. Për gjithë veprimtarinë time politike jam krenar. Bëra atë që besova, asnjë dëshmitar nuk ka thënë ndryshe. Shihni dëshmitë në mënyrë objektive. Drejtësia varet prej shqyrtimit.
Në respekt edhe një herë populli ynë kurrë nuk planikoi shkatërrim, sot populli ynë jeton në liri. Qëndroj para jush, sic kam qëndruar gjatë gjithë jetës time, i pafrikësuar prej të vërtetës. Ia kushtova jetën bindjes se njerëzit e meritojnë lirinë. Ju kërkoj të shqyrtoni secilën prove me durim e pa paragjykim, dhe aty nuk do të gjeni një organizatë kriminale. Nëse kjo bindje për liri gjykohet drejt, do nderojë parimin që nderoi këtë gjykatë.
Lini një Përgjigje