TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Shkurt 2026, 12:47

Seanca në Hagë, avokati i Rexhep Selimit: Prokuroria s’ka asnjë provë, të shpallet i pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në Hagë, avokati i Rexhep Selimit: Prokuroria s’ka

Seanca gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka vijuar me paraqitjen e fjalës përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit.

Avokati mbrojtës, Geoffrey Roberts, deklaroi se Prokuroria e Hagës nuk ka arritur të provojë përfshirjen e Selimit në veprat penale të përfshira në aktakuzë.

“S’mund të vërtetohet që z. Selimi ka kontribuar në krimet paraqitura në aktakuzë. S’mund të merret vendim fajësie për z. Selimi në lidhje me NKP-në. Prokuroria s’ka më asnjë provë për të siguruar vendimin e fajësisë për z. Selimi. Për secilin prej pretendimeve që ka pasur prokuroria, kanë qenë të pa baza”, është shprehur ai.

Sipas Roberts, në bazë të provave të paraqitura gjatë procesit, nuk qëndron asnjë nga akuzat e ngritura ndaj klientit të tij.

Në fund, avokati kërkoi që Selimi të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet.

“Asnjë vendim tjetër s’mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, ka përfunduar Roberts.

gjyqi i ish-krereve te uck

Lini një Përgjigje