TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Shkurt 2026, 10:48

Gjyqi në Hagë, avokati i viktimave: Nuk është detyra jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo i takon Prokurorisë

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në Hagë, avokati i viktimave: Nuk është detyra
Përfaqësuesi i viktimave, Simon Laws

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon, ndërsa gjatë seancës së sotme pritet të paraqiten deklaratat përmbyllëse të përfaqësuesit të viktimave dhe ekipeve mbrojtëse. Gjithashtu, fjalën do ta marrin edhe vetë të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Përfaqësuesi i viktimave, Simon Laws, ka nisur t’u përgjigjet pretendimeve të ngritura nga palët mbrojtëse. Në fillim të fjalës së tij, ai iu referua qëndrimit të mbrojtjes së Rexhep Selimit, sipas së cilës përfaqësuesi i viktimave nuk ka provuar lidhjen mes krimeve të pretenduara dhe Selimit.

“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, deklaroi Laws.

Ai shtoi se fakti që nuk janë kryer ekzaminime individuale për secilën viktimë nuk e zbeh rëndësinë e dëshmive të paraqitura në gjykatë.

Sipas tij, roli i përfaqësuesit të viktimave është të evidentojë pasojat që ato kanë pësuar, përfshirë stresin post-traumatik, ndërsa rrëfimet e tyre, tha ai, do t’i shërbejnë trupit gjykues për të vlerësuar nëse ekziston lidhje mes krimeve të pretenduara dhe të akuzuarve.

 

Lini një Përgjigje