TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Shkurt 2026, 07:36

Zbulohen baza armatimesh në Kosovë, analisti: Çfarë ndodh në mars!

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohen baza armatimesh në Kosovë, analisti: Çfarë ndodh
Analisti Ben Andoni

Analisti Ben Andoni foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për sfidat që po shfaqen pas shpalljes së ligjit për të huajt.

Ai sqaroi se, edhe pse Kosova administrohet dhe ruhet, të paktën pjesërisht, nga KFOR dhe forcat e sigurisë kosovare janë më prezente në veri, ekzistenca e kanaleve për depërtimin e armatimeve tregon se problematika mbetet e madhe.

Një tjetër sfidë që do të shfaqet së shpejti lidhet me ligjin për të huajt që Kosova ka shpallur. Ai paralajmëroi se serbët që jetojnë në Kosovë, por përdorin dokumente të Republikës së Serbisë, do të jenë tashmë të detyruar t’i lënë ato, ashtu siç u veprua me targat.

Sipas tij, nëse nuk e bëjnë këtë brenda tri ditëve, ata do të jenë të detyruar të largohen ose do të largohen me forcë nga Kosova

“Kosovën nuk mund ta fajësosh për asgjë. Ekziston një presion i vazhdueshëm nga autoritetet serbe, në mënyrë direkte dhe indirekte, përmes mjeteve të ndryshme. Vetëm para tri javësh janë gjetur sërish baza armatimesh. Kur merr parasysh se Kosova ruhet dhe administrohet, të paktën pjesërisht, nga KFOR-i dhe se forcat e Kosovës janë shumë më prezente në veri, fakti që ekzistojnë kanale ku këto armatime depërtojnë tregon se problematika është vërtet e madhe.

Një tjetër çështje që do të shfaqet pas pak ditësh, rreth mesit të marsit, lidhet me ligjin për të huajt që Kosova ka shpallur. Në këtë kuptim, serbët që jetojnë në Kosovë, por përdorin dokumente të Republikës së Serbisë, do të jenë tashmë të detyruar t’i lënë ato, ashtu siç u veprua me targat. Nëse nuk e bëjnë këtë brenda tri ditëve, ata do të jenë të detyruar të largohen ose do të largohen me forcë nga Kosova”, tha Andoni në QUO VADIS.

Zbulohen baza armatimesh në Kosovë, analisti: Çfarë ndodh

baze armatimesh kosove analisti

Lini një Përgjigje