TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Shkurt 2026, 21:52

“Financuan 400 mln euro për Gjykatën Speciale”, shpërthen Kreshnik Spahiu: BE pro dënimit të 4 ish-liderëve të UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti
“Financuan 400 mln euro për Gjykatën Speciale”,
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Bashkimi Europian është pro dënimit të 4 ish-liderëve të UÇK-së, pasi sipas tij, ata kanë financuar ndërtimin e Gjykatës Speciale, ku kanë hedhur 400 milionë euro.

Spahiu tha se nëse ish-krerët e UÇK-së dalin të pafajshëm, do të duket sikur ‘Specialia’ ka funksionuar kot. Ai shtoi gjithashtu se në Hagë ka një lloj xhelozie për liderët ballkanikë që janë pro-amerikanë, për shkak të përplasjeve të fundit mes SHBA-së dhe BE-së.

Nëse do të çohej në pafajësinë e 4 ish-liderëve të UÇK-së, sipas BE-së i bie që kjo Gjykatë dhe kjo Prokurori ka funksionuar kot. Ka një lloj xhelozie, ka një lloj tentative për ndoshta si një lloj reaksioni që diplomatët amerikanë i kanë bërë liderëve të UÇK-së. Duke parë situatën gjeopolitike të përplasjeve të europianëve me amerikanët, unë mendoj se ka një lloj xhelozie dhe nuk mirëpriten liderët ballkanikë që janë pro-amerikanë. Dhe dihet që liderët e arrestuar shqiptarë, lider të UÇK-së, janë pro-amerikan dhe kryesisht pro-Trump.

Dhe unë shikoj pak gjasa që të shkohet drejt pafajësisë. Mendoj që ata që kanë investuar miliona euro (400 milionë euro) për ndërtimin dhe funksionimin e kësaj prokurorie dhe gjykate, do të kurorëzojnë edhe punën dhe investimin e kësaj prokurorie dhe gjykate, fatkeqësisht me dënimin nga gjykata të liderëve të UÇK-së”, tha mes të tjerash Spahiu në emisionin ‘Repolitix’, në Report TV.

spahiu uÇk be

Lini një Përgjigje