TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 21:00

Zjarri në Kuvend, Shehi: Po digjet mundësia për debat politik para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Kuvend, Shehi: Po digjet mundësia për debat politik

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar aksionin e opozitës dhe tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit.

Shehi thotë se me veprimet e dhunshme, deputetët po djegin arsyen për të pasur një marrëdhënie të rregullt parlamentare para zgjedhjeve.

 Ai ka kritikuar gjithashtu edhe vendimin e Komisionit të Etikës duke i përjashtuar deputetët nga seancat.

“Kemi rrezik për demokracinë, rrezik për elementët kryesore për marrëdhëniet me parlamentin. Jeta parlamentare nuk është perfekte, ka probleme, gjeste të kësaj natyre, që janë simbolike por që nuk bëjnë ndonjë figurë të mirë. Po digjet arsyeja për të pasur një marrëdhënie korrekte dhe debat politik në parlament përpara zgjedhjeve dhe për këtë nuk është se kontribuojnë vetëm ato, por flakën politike e vë dhe pala tjetër. Dje mblidhet një Komision i Etikës, dhe çfarë thotë, do t’i përzëmë këto, çfarë është kjo? Kjo është me ia vënë zjarrin me shkresë dhe jo me karrige. Vendos gjobë të paguajë karrigen por jeta parlamentare duhet. Gjysmës i thua dil përjashta”, u shpreh Shehi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje