TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 16:58

“Zgjedhjet në Himarë pas vendimit të Apelit”, Rama i përgjigjet Athinës për dënimin e Belerit: Qëndroni larg çështjeve të drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjedhjet në Himarë pas vendimit të Apelit”, Rama i

Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga takimi i sotëm në Shkodër me kryebashkiakë. Në një konferencë për gazetarët, Rama u pyet nëse do të ketë zgjedhje të reja në Himarë, pas dënimit me 2 vite burg nga GJKKO për Fredi Belerin. 

Kryeministri i është përgjigjur Athinës lidhur me reagimet për çështjen "Beleri", teksa u shpreh se drejtësia shqiptare duhej të ishte lënë e qetë në procesin e vendimmarrjes për një ngjarje që ka ndodhur brenda territorit të vendit tonë.

“Do kishte qenë fort e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për cështjet brenda nga cilido jashtë Shqipërisë. Sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çdo çështje brenda territorit. Zotëria është shtetas i Shqipërisë. Për ne që nuk komentojmë veprime tingëllon cingërrisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë në gjuhë të huaj vendime të gjykatave të Shqipërisë”, tha Rama.

I pyetur nëse do të organizohen zgjedhje të tjera në Himarë për një kryebashkiak të ri, Rama tha se duhet të presim vendimin e Apelit të GJKKO-së për diçka të tillë teksa sqaroi zgjedhjet e reja nuk i shpall kryeministri por Presidenti.

“E dini shumë mirë këtë çështje, e dini pse nuk kemi pasur zgjedhje. Ka qenë thjesht dhe vetëm një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë, do presim vendimin e Apelit dhe pastaj do veprohet. Por iu kujtoj se zgjedhjet e reja i shpall presidenti dhe jo kryeministri. Është një proces që do ndjekë gjithë procedurën sipas ligjit”, shtoi Rama.

 

 

Lini një Përgjigje