TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 15:09

Frrok Çupi: Ju tregoj udhëzimet që ka marrë Jorida Tabaku nga amerikanët për Berishën gjatë takimit në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Frrok Çupi: Ju tregoj udhëzimet që ka marrë Jorida Tabaku

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar situatën brenda opozitës. Sipas tij, disa deputetë janë thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ua kanë bërë të qartë “vijat e kuqe”.

Çupi teksa foli për vizitën e fundit të deputetes demokrate Jorida Tabaku me ish-ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se asaj i kanë lënë porosi që nëse bashkëpunon me ish-kryeministrin Sali Berisha, marrëdhëniet me SHBA ndërpriten.

“Jorida Tabaku sa u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ata janë ftuar në SHBA një nga një dhe vijnë me porosi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kush bashkëpunon me Berishën dhe ne nuk bashkëpunojmë me ata më. Këta sa vijnë shkojnë tek ballkoni dhe këtë gjë nuk uroj që të ndodh me Tabaku. Kurse, Basha po shkoj tek Berisha nuk ka më punë me Amerikën dhe me Europën. Sot Basha është në një pozitë të paratë, por është kreu legal i Partisë Demokratike. Saliu ka vetëm interesin e tij. Ai nuk do të mirat e vendit. Ai do rrëmujë dhe sa më shumë njerëz poshtë ballkonit dhe ti thotë Amerikës se kam njerëz me vete dhe që më ndjekin. Ai është një i burgosur dhe një njeri antiamerikan. Ka njerëz të fiksuar që kanë probleme me mentalitetin e tyre që i shkojnë pas. Ka njerëz që e kanë të lidhur fatin me Berishën sepse janë të korruptuar dhe hajdut. Mund të ketë edhe që e duan pa interes”, tha analisti Frrok Çupi.

Nga ana tjetër, Frrok Çupi u shpreh se askush në opozitë s’po lufton për Partinë Demokratike, ose për demokracinë, por për të zënë radhën për zgjedhje. Ai tha se Sali Berisha është vrasës dhe provat që e tregojnë një gjë të tillë janë njerëzit e viktimave, dokumentet dhe ngjarjet.

“Po të kishte qenë me kredenca politike PD nuk do ngelte në atë vogëlsinë e vet që ka tani Basha atë pjesën e vet. Partia Demokratike nuk po qëndron dot as në simbolik si parti. Këta që janë në parti janë marrës dhe s’kanë dhënë kurrë. Nuk kanë sjell as kontribute, as ide dhe as harmoni, asgjë nuk kanë sjell keni të bëjmë me një parti të shkulur, si është ajo pema që e shkul dhe e lë të thahet, ka fatin e vet. I vdekuri nuk ringjallet, është e pamundur. Këta thonë do bashkohemi, por ajo parti nuk është e ligjshme. Në fakt Partia Demokratike është parti totemiste, jeton me totemin. Askush s’po lufton për Partinë Demokratike, ose për demokracinë, por për të zënë radhën për zgjedhje. Ai do që të jetë deputet, zë radhën aty. Po ajo që ka Berisha nuk është parti e ligjshme, ajo as parti nuk është mund të quhet Romeo dhe Zhulieta, poshtë ballkonit me një dashuri platonike. Mos të keqinformojnë publikun. Berisha nuk është lider i opozitës. Gjithë Partia Demokratike bashkë me Saliun bazohet mbi një mashtrim. Sali Berisha që nga viti 2013 nuk është as kryetari i Partisë Demokratike, jo më lideri i opozitës. Ka dhënë dorëheqjen. Lideri i opozitës domethënë një shprehje në ajër. Ato janë vullnetare, shko ku të duash, dil në rrugë, shko në Tropojë, shko në Kolonjë. E di historinë ti? Terroristët e botës kanë vota më shumë se askush. Merre Hamasin si Partia Demokratike është, po shkund botën me ato vota. Informojmë publikun. Unë kam qenë themeluesi i Partisë Demokratike kur Sali Berisha ka ardhur 25 vjet anëtar i partisë së punës. Ça posti shtetëror kam pasur unë? Unë e kam për nder të kem një post shtetëror dhe jo ti shërbej Berishës. Mos e kthe në personale. Të gjithë do të ktheheni në Hamas. Liri me Sali Berishën do të thotë të gjesh gjilpërën në kashtë. Është vrasës. Sali Berisha është tipik vrasës. E thotë e gjithë bota, njerëzit e viktimave, dokumentet, ngjarjet. Ka qenë president vrasës, ka vrarë kur ishte president, ka vrarë kur ishte kryeministër, vret çdo ditë. Politika e ditës është kjo. Pse merremi kaq shumë me Partinë Demokratike? Është shtet krah për krah me shtetet e Bashkimin Europian. Për Partinë Demokratike, duket sikur ka 100 vjet sikur ka qenë. Kujtohet me vjedhje, kërcënime, kohë të errëta. Kurse sot është ndryshe, është një prej anëtareve më të denja të Evropës. Është Evropa e Ballkanit”, u shpreh Frrok Çupi. /Sot

Lini një Përgjigje