TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 13:50

Takimi i kryebashkiakëve të Berishës me Ramën, Ben Andoni: Po shkrihen akujt, së shpejti vendimi për vulën e PD!

Shkruar nga Pamfleti

 

Takimi i kryebashkiakëve të Berishës me Ramën, Ben Andoni:
Ben Andoni

Andoni e sheh si fillim të zbutjes së marrëdhënieve mes PS-së e Rithemelimit të Berishës.
 
Analisti Ben Andoni ka komentuar praninim e ftesës së kryeministrit Edi Rama, nga kryebashkiakët e Berishës për të marrë pjesë në takimin e sotëm në Shkodër.

 

Andoni e sheh si fillim të zbutjes së marrëdhënieve mes PS-së e Rithemelimit të Berishës.

Është e dukshme që marrëdhënia mes PS-së e grupit të Rithemelimit ka marrë jetë. Ju e ndoqët atë që tha Rama dje për këshilltarët e Kavajës. U adresoi që të mos bllokojnë asgjë që ka lidhje me komunitetin. Kjo është parimore, sepse nuk duhet të ketë as abstenime as pengesa, por sinjale se është zbutur gjuha e maxhorancës dhe Rithemelimit. Ata e kanë parë që grupi i Rithemelimit ka peshën specifike. Por shqetësuese në aspektin moral, është që marrëveshja e vitit 2008 po jep pasojat edhe sot e kësaj dite. Do të thotë se gjithçka në këtë vend është në dorë të zotit Rama e Berisha.  Berisha dejure nuk mund ti ushtrojë atributet e tij por ndërkohë të gjithë zgjatimet e tij, sepse e tillë është struktura e Rithemelimit, bëjnë komplet atë që Berisha ka projektuar.  Në këtë vazhdë është dhe takimi i sotëm", argumenton analisti Ben Andoni.

Takimin e sheh si ‘shkrirje të akujve’ mes PS dhe Rithemelimit madje dhe bën një parashikim.

Në këtë takim shenja ishte që pjesa e opozitës ofroi njerëzit e saj për të marrë pjesë. Duket se gjithçka është e mirë, dhe se interesi i publikut është më i madh, por ne kemi parë që në çdo moment ka prevaluar interesi politik mbi atë të komunitetit. Në këtë rast shikoj se po shkrihen akujt dhe jo shumë larg nga dita e sotme do të kemi përgjigje për vulën e PD-së”, analizon Andoni.

ben andoni

Lini një Përgjigje