
Janë zbardhur detajet e para nga mbledhja e qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, që po zhvillohet në Shkodër, që ka nisur prej orës 10:00 të ditës së sotme.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura por burimet bëjnë me dije se mbledhja ka nisur me raportimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku.
Mazniku ka analizuar strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës. Për sa i përket burimeve njerëzore mësohet se është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.
Sa i përket anës financiare, bëhet me dije se bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që përforcojnë më mirë.
Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian.
Në mbledhjen që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe kryetarët e 6 bashkive të opozitës.
Lini një Përgjigje