
Anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri, ka folur lidhur me negociatat mes “Rithemelimit” dhe PS, të cilat duket se nuk janë pritur mirë nga ajo që njihet si PD zyrtare.
Kulluri tha se e vetmja gjë me vlerë nga këto negociata do të ishte nëse do të ngriheshin Komisionet Hetimore që opozita ka kërkuar.
“Thelbi i problemit këtu është Reforma Zgjedhore, është e qartë që mesa duket ky takim i para ca ditësh kërkon të ristabilizojë atë marrëveshje të vitit 2008 Berisha-Rama, që në fakt i mori frymën institucioneve demokratike, parlamentarizmit, kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe balancës së pushteteve”, ka thënë Kulluri.
Ai theksoi se ky sistem zgjedhor ka dëmtuar qytetarët ndaj opozita është e vendosur për ta ndryshuar duke kërkuar lista të hapura.
Sipas tij edhe konflikti në Parlament është shkaktuar qëllimisht nga Edi Rama.
“Ka qenë Edi Rama që e ka nxitur këtë konflikt artificial, sepse çështja e Komisioneve Hetimore është një çështje e të dretjës të panegociueshme të opozitës, prandaj them që është një konflikt artificial, në Shqipëri janë ngritur gjithmonë Komisione Hetimore, vetëm këtë herë nuk janë ngritur Komisione Hetimore dhe çuditërisht krijohet gjithë ky kaos 6 muaj dhe kalohen pafund ligje të mazhorancës, që nga buxheti i vitit 2024, pa asnjë debat”, theksoi ai në një intervistë për Vizion Plus.
Lini një Përgjigje