
Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur për mundësinë e realizimit të protestave, duke paralajmëruar se nëse do të nisin atëherë nuk do të ketë më kthim pas.
Lapaj shprehet i bindur se nëse thërret një protestë, pjesëmarrja do të jetë masive.
“Kur të dalim në shesh nuk do kthehemi më, nuk bëjmë nga këto, bëj një vizitë aty, po dolëm nuk kthehemi pas, nuk i shoh njerëzit si thasë çimento, njerëzit janë identitete, njerëzit kanë vlera”, u shpreh ai.
Duke u ndalur të zhvillimet aktuale, Lapaj tha se opozita ka qenë në të drejtën e saj për kërkesat e parashtruara dhe tërheqja e mazhorancës dhe ulja në tryezën e diskutimeve i bën nder.
“S’merrem fare me këta, më krijojnë bezdi në komunikim, në mënyrën e komunikimit, nuk e kemi më këta garën, e kemi me veten, për të qenë me ide të mira dhe për të qenë njerëz që nuk biem pre e veseve. Kjo opozitë ka pasur të drejtë, fakti që mazhoranca është tërhequr i bën nder”, u shpreh Lapaj në A2 CNN.
Lini një Përgjigje