
Shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës dhe nëpërkëmbjen e qytetarëve shqiptarë.
Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se çështja e Sali Berishës është politike, e urdhëruar nga Rama me qëllim që të diktojë opozitën.
Në një prononcim për mediat nga Fieri, ku zhvilloi edhe një takim me strukturat e PL-së, Meta deklaroi se protesta e 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm. Sipas tij përpjekjet e kryeministrit Rama për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.
Meta shtoi se së shpejti do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës!
Pyetje: Sot është shtyrë seanca për Berishën, si e parashikoni fatin e tij, duke qenë se jeni një aleat i ngushtë i tij?
Ilir Meta: Sa i takon zotit Berisha kjo është një çështje 1000% politike, e urdhëruar nga Rama, që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje. Por mitingu i 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm dhe absolutisht përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.
Shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës dhe nëpërkëmbjen e qytetarëve shqiptarë.
Ndërsa sa i takon votës së emigrantëve, Meta u shpreh se Rama është i tmerruar nga kjo, por theksoi se PL do të bëjë çdo përpjekje për të mundësuar votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë.
“PL ka qenë dhe është e vendosur për votimin e emigrantëve. Ai që ka tmerr është Edi Rama. Ne do bëjmë cdo përpjekje brenda mundësive tona që ata të kenë këtë mundësi, që ta japin votën e tyre aty ku janë”, tha Ilir Meta.
Lini një Përgjigje