
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ditën e sotme ka reaguar lidhur me negociatat që po zhvillohen së fundmi mes partive, për rikthimin e normalitetit në Kuvend, duke thënë se është një Pazar që po bëhet në kurriz të shqiptarëve për Reformën Zgjedhore.
Mirëpo duket se edhe Alibeaj vetë po zhvillon negociata, pavarësisht deklaratave kundërshtuese.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi, ka publikuar në rrjete sociale një fotografi të Alibeajt, me një person tjetër që është duke u larguar, që pretendohet se është përfaqësues i PS-së.
“Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.
Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe s’di çfarë flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore”, ka shkruar Koreshi.
Lini një Përgjigje