Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka mbledhur krerët e grupeve parlamentare të partive politike për zgjidhur ngërçin politik të krijuar në Kuvedin e Shqipërisë dhe në Komisionet Parlamentare.
Mësohet se në negociatat sekrete ishin të pranishëm kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, Gazment Bardhi nga PD, Dashamir Shehi si kryetar i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe Mesila Doda nga PDIU.
Takimi i Nikollës me krerët e grupeve ka zgjatur 3 orë në Kryesinë e Kuvendit.
Gjatë mbledhjes, kryetarja e Kuvendit u ka kërkuar kryetareve të grupeve parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare e cila i ka vënë 'flakën' Kuvendiit prej pothuajse 5 muajsh.
Sipas raportimit të mediave, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës.
Nga ana e Bardhit dhe Çuçit retorika ka qenë pozitive për negociata dhe për të bashkëpunuar për qetësimin e situatës në Kuvend.
Pas takimit me të gjithë krerët e grupeve parlamentare, pa pasur një takim kokë më kokë mes Bardhit dhe Çuçit.
Negociatat mes palëve politike, duket se jenë nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, ku bëhet me dije, se eksponentë të të dyja kampeve, janë ftuar nëpër seli diplomatike dhe u është kërkuar të gjejnë rrugën për zgjidhjen e krizës.
Edhe ditën e djeshme seanca parlamentare është mbajtur mes kaosit. Ndonëse mes zhurmueseve, pankartave dhe bllokimit të foltores, projekt-ligjet, kaluan në 30 minuta vetëm me votat e mazhorancës socialiste, mes tyre zgjatjja e afatit deri në fund të 2024-ës për investimet strategjike.
Përplasjet e para nisën mes Gazment Bardhit dhe drejtueses së seancës Ermonela Felaj, e cila u akuzua se po kalonte ligjet në shkelje të rregullores, pasi në parlament mungonte kuorumi.
Në nisje të punimeve, prezencën në sallë e konfirmuan vetëm 68 deputetë socialistë, ndërsa kuorumi i nevojshëm për miratimin e ligjeve, sipas rregullores do të duhet të ishte 71, pra më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Lini një Përgjigje