TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 22:19

Ilir Meta bën avokatin e Belerit në mediat greke: Nuk u arrestua, por u rrëmbye

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta bën avokatin e Belerit në mediat greke: Nuk u arrestua, por

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të marrë sërish në mbrojtje Fredi Belerit, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në një intervistë për median greke "Open Tv", Meta deklaroi se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye. Ai shtoi se gjithçka ishte e inskenuar. 

Lidhur me vendimin e GJKKO-së e cila e dënoi me dy vite burg për krim zgjedhor, ai shprehet se Beleri është burgosur politikisht dhe dënimi i tij është një dëshmi që sistemi i drejtësisë është në dorën e kryeministrit Edi Rama.

"Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye. Burgimi i tij politik. Kjo çështje dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama", tha ndër të tjera kreu i PL-së, Ilir Meta.

-A mendoni se Beleri është i pafajshëm?

Ilir Meta: Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.

-A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?

Ilir Meta: Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit të njerëzve.

-A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

Ilir Meta: Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.

Lini një Përgjigje