TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 21:44

Dënimi i Belerit me dy vite burg, Sula: Çështja ka shumë pikëpyetje, mori nuanca politike

Shkruar nga Pamfleti

Dënimi i Belerit me dy vite burg, Sula: Çështja ka shumë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur lidhur me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarit Fredi Beleri i cili u dënua me 2 vite burg nga GJKKO.

Ai tha se kjo është një çështje me shumë dritëhije dhe pikëpyetje. Sipas tij, ky nuk është një proces i thjeshtë hetimor por ka marrë nota politike.

“Në rastin konkret do jem i baraslarguar sa i përket procesit penal hetimor sa i përket Belerit. Çështja është me shumë dritëhije dhe pikëpyetje. Mendoj se nuk është më proces i thjeshtë hetimor person X Beleri, por për një proces që ka marrë nota të jashtëzakonshme politike. Dhe organet e drejtësisë janë të përfshira, kanë ndikuar që ky proces të bëhet pis. Rama ka dalë me zë dhe figurë dhe është marrë me Belerin”, tha Sula për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje