TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 21:28

Plas te “Rithemelimi” pas bashkimit, Salianji siluron Bardhin: Çdo negociatë me Çuçin, akt tradhtie!

Shkruar nga Pamfleti
Plas te “Rithemelimi” pas bashkimit, Salianji siluron Bardhin:
Salianji-Bardhi

Negociatat në prapaskenë për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend, Salianji godet Bardhin...

Qetësia te Rithemelimi pas bashkimit, ka zgjatur vetëm pak ditë. Sot qarkulluan lajme se Gazment Bardhi ka nisur negociatat me Bledar Çuçin e PS, për të folur mbi komisionet hetimore dhe kërkesat e tjera të PD.

Mirëpo duket se një gjë e tillë po bëhet pa konsultim. Deputeti Ervin Salianji mohoi në një intervistë se Gazment Bardhi është takuar me eksponentë të PS lidhur me reformën zgjedhore.

Salianji u shpreh se asnjë përfaqësues i PD nuk ka pasur asnjë takim me Ramën, ndërsa theksoi se e kundërta do të ishte një tradhti ndaj interesave të demokratëve.

Nuk ka asnjë takim, të paktën në dijeninë tim të çdo përfaqësuesi të PD me Ramën, do ishte një tradhti ndaj interesave të demokratëve nëse dikush, pa pasur tagër përfaqësimi mund të bëjë lëvizje, por këto janë shashka kur kemi një bashkim në PD. Pse ta bëjmë me 3 bashkëkryetarë, le të bëhet me 33, nuk ka logjikë; ka 2 bashkëkryetarë, ai komision është bipartizan, Rama e ka bërë vetëm me partizanët e vet.

Që do të thotë se dy partitë më të mëdha kanë bashkëkryetarët dhe partitë e tjera kanë përfaqësuesit e tyre. Këtu fus edhe formacionin politik që ka 7 deputetë, që duhet të kenë përfaqësuesit e tyre, por nuk mund të sillen sikur janë shumica”, tha Salianji për ‘Euronews Albania’.

Por mësohet se prej disa ditësh Partia Socialiste dhe Gazment Bardhi po negociojnë për t’u ulur e për të biseduar për kërkesat me të cilat grupi i Rithemelimit kushtëzon normalitetin e jetës parlamentare.

Sipas burimeve, PS mund të pranojë disa prej komisioneve parlamentare të kërkuara prej opozitës dhe që janë 1 prej 3 kërkesave të bëra nga deputetët e drejtuar nga Gazment Bardhi.

Negociatat janë nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, që prej muajsh i kërkon opozitës e maxhorancës të gjejnë rrugën e dialogut për të kthyer funksionalitetin e plotë në parlament.

Sa i takon dy kërkesave të tjera, që Bardhi parashtron prej 5 muajsh në parlament, është ajo për t’u njohur si kryetar i grupit, të cilën maxhoranca ndonëse e ka lënë pa përgjigje, e ka pranuar, pasi fton atë si kryetar të grupit në mbledhjet e konferencës së kryetarëve apo në aktivitet e tjera parlamentare.

Lini një Përgjigje