TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 17:55

"Berisha pretendon të jetë kryetar i PD", Kulluri: E ka mbyllur ciklin politik

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha pretendon të jetë kryetar i PD", Kulluri: E ka

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun në Partinë Demokratike Edvin Kulluri tha se Foltorja është një lëvizje që nuk ka të ardhme.

Ai u shpreh se Foltorja është përplasur edhe me SHBA-të, teksa theksoi se Berisha e ka mbyllur ciklin e vet politik.

Sipas tij, për sa kohë që ish-kryeministri pretendon të jetë kryetar i Partisë Demokratike, PD-ja zyrtare nuk do jetë me këtë formë bashkimi.

“Sali Berisha bën betejë me PD-në zyrtare dhe jo me Ramën. Ai 70 përqind të kohës e harxhon me Bashën, duke thënë Ali-Basha, duke na quajtur tradhtarë etj. Foltorja është përplasur me SHBA-të. E dini ju cili është kushti që i ka vënë Berisha bashkimit? Kushti është që Berisha të jetë kryetar partie, e PD zyrtare nuk do e pranojë këtë kusht.

Ne e kemi themi se për sa kohë që Berisha pretendon të jetë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka bashkim, kaq është e gjitha. Ai grupim nuk ka asnjë projekt politik, i vetmi projekt që kanë është që të rrinë poshtë ballkonit të Berishës dhe të përpiqen ta shpëtojnë atë nga drejtësia. Bashkimi i opozitës duhet të jetë edhe parimor. Sali Berisha ka mbyllur ciklin politik dhe ka një raport jo të mirë me SHBA-të. PD zyrtare do të shënojë një rezultat historik në zgjedhjet e 2025”, tha Kulluri për “News 24”.

Lini një Përgjigje