TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 22:00

Rama kritika këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Kavajës: E papranueshme që keni bllokuar buxhetin

Shkruar nga Pamfleti

Rama kritika këshilltarëve socialistë në Bashkinë e

Këtë të enjte kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me Organizatat Socialiste në Kavajë për procesin e rienergjitizimit të partisë që ai drejton.

Por ai ka qenë kritik me këshilltarët bashkiakë. Rama ka thënë se duhet të jenë të vëmendshëm në raport me detyrimet që kanë në Kavajë, duke shtuar se nuk është normale që këshilltarët socialiste të bllokojnë miratimin e buxhetit.

Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe në raport me detyrimit që kemi këtu edhe sa i përket Këshillit Bashkiak. Më thanë që ishte bllokuar buxheti i bashkisë. Ne mund të kemi numrat për të bllokuar buxhetin e bashkisë, por ne nuk mund të jemi bllokuesit e buxhetit të bashkisë. Këshilltarët e bashkisë janë aty për t’i shërbyer komunitetit, nuk janë aty për t’i bërë karshillëk ultrasve të anës tjetër. Ne kemi bërë edhe ne shumë gjëra që po të ktheheshim prapa, jam i bindur se nuk do t’i përsërisnim sepse kemi mësuar shumë gjëra ndërkohë, ashtu sikundër ne shohim se sa rezultat jep kur ti bën një opozitë qorre, shurdhe dhe ku trurin e lë në frigorifer kur del nga shtëpia dhe në vend të trurit përdor krahët, përdor këmbët, përdor kokën sikur të ishte një tenxhere bosh me të cilin i bie murit”, tha ai.

Lini një Përgjigje