TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 09:01

Deputetët e ‘Rithemelimit’ nuk janë në dijeni të negociatave me PS, Vokshi: Vendimin do ta marrë grupi

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët e ‘Rithemelimit’ nuk janë në dijeni të

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka thënë se nuk është në dijeni të negociatave mes kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesve të partive politike, mes të cilëve edhe Gazment Bardhi.

Ajo shtoi se edhe nëse ngrihen komisionet hetimore, ligji nuk e lejon që opozita të bëjë një hetim të detajuar, dhe prandaj ky do të mbetet një vendim i grupit parlamentar.

“Nuk jam në dijeni të bisedave të zonjës Nikolla me kryetarët e grupeve parlamentare. Mund të them se kemi diskutuar shumë gjatë në grupin tonë dhe do të jetë një veprim që do ta marrë grupi nëse do të pranojmë ngritjen e komisioneve parlamentare me këtë ligj të ndryshuar dhe anti kushtetues, të cilin e kemi ankimuar, apo do të vijojmë me protestat tona.

Edhe nëse ngrihen komisionet ligji nuk e lejon që opozita të bëjë një hetim të detajuar për 8 komisioneve hetimore dhe prandaj ky do të mbetet një vendim i grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, ka thënë Vokshi për Ora News.

albana vokshi

Lini një Përgjigje