
Në takimin që kryeministri Edi Rama po zhvillon në Shkodër, janë ftuar edhe kryetarë të bashkive që drejtohen nga e djathta.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.
Në takim janë ftuar edhe kryetarë të bashkive që drejtohen nga e djathta, ku të pranishëm janë Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit dhe Rrok Dodaj i Pukës.
Mbledhja do të mbahet pranë stadiumit 'Loro Boriçi', ndërsa ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama.
Pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.
Ndërkohë, në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.
Në fund do jepen edhe disa propozime për problematikat e paraqitura në këtë mbledhje, ndërsa takimi do mbyllet rreth orës 17:30 me fjalën e kryeministrit Rama.
Lini një Përgjigje