TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 14:47

Detaje nga mbledhja në Shkodër, Rama i pakënaqur me kryebashkiakët; zbardhen porositë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga mbledhja në Shkodër, Rama i pakënaqur me

Detaje të reja janë zbardhur nga takimi me dyer të mbyllura i mbajtur në Shkodër këtë të shtunë mes kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe kryebashkiakëve të vendit.

Mësohet se si çështje e parë trajtuar nga kryeministri ishte ajo e aplikimeve nga bashkitë në fondet e BE.

Për këtë Rama ka kërkuar bashkëpunim mes bashkive dhe Ministrisë të Pushtetit Vendor drejtuar prej Arbian Mazniku.

Kryeministri ka theksuar se mbështetja në këtë proces prej pushtetit qendror do të jetë i pakursyer por kjo varet nga performanca e bashkive.

Kush performon më mirë do të  ketë mbështetje nga Ministria e Financave kur shpërndan grantin e pakushtëzuar. Pra do ketë një dallim  ndryshe për  ato bashki që kanë performancë më mirë krahasuar me ato me probleme dhe ta zhytura në borxhe ndaj palëve të treta” citohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.

Si çështje të dytë kryeministri Edi Rama është ndalur në burimet njerëzore që punojnë në të gjitha bashkitë e vendit.

Synimi ynë citohet të ketë deklaruar kryeministri Rama është unifikimi pagave të pushtetit vendor me ato në pushtetin qëndror.

Ky disnivel  pagash shikohet edhe po të krahasohet mes të punësuarve nga njëra bashki në tjetrën.

Përshembull nëse një inxhinjer i punësuar në Bashkinë Durrës paguhet me 80.000 lekë, një inxhinier i punësuar  në Bashkinë Fushë Krujë paguhet 40.000 lekë.

Ky nivel pagash po krijon boshllëqe dhe pamundësi rekrutimi punonjësish në të gjitha bashkitë e vendit.

Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër e cila nisi në orën 10:00 ishin të pranishëm edhe kryebashkiakë të së djathtës.

Të zgjedhurit e të djathtëve, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti dhe ai i Memaliajt, Albert Malaj i  janë përgjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë.

Sipas agjendës, takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe pritet të zgjasë 60 minuta.

Lini një Përgjigje