TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 16:59

Rama pranon negociatat me Berishën? Gati të bëjë lëshime për komisionet hetimore, tërhiqet nga kalimi i "Zgjedhores" pa konsensus

Shkruar nga Pamfleti
Rama pranon negociatat me Berishën? Gati të bëjë
Rama në konferencë shtypi

Rama duket se ka pranuar se PS po negocion me grupin e Berishës për t'i dhënë fund kaosit parlamentar...

Kryeministri Edi Rama nuk ka mohuar negociatat me grupin e Sali Berishës për të kthyer normalitetin parlamentar. Ditët e fundit është folur për bisedime mes Gazmet Bardhit dhe Bledi Çuçit, ku po diskutohet mbi kërkesat e Rithemlimit.

Pas takimit me kryebashkiakët në Shkodër, Rama u pyet nga gazetarët nëse PS po shkon drejt një marrëveshje me grupin e Berishës dhe kryeministri në një farë mënyre e konfirmoi. Ai tha se ata janë gati të pranojnë çdo komision hetimor, pasi sipas tij, opozita ka të drejtën e saj. Pra e ka ndryshuar pllakën. 

Realisht nuk arrita të kuptoj nëse ata që kuptojnë marrëveshje për ngritjen e komisioneve hetimoret nuk kuptojnë, ose bëjnë sikur nuk kuptojnë. Ne e kemi thënë dhe nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Ne kemi refuzuar të votojmë iniciativa që në emrin e komisionit hetimor shkelin kornizën e mirëpërcaktuar nga Kushtetuesja. Dhe e kemi thënë që kjo nuk është çështje marrëveshjesh apo negociatash, është çështje të drejtash. Një numër deputetësh kanë të drejtë për komision hetimor, por ai duhet të jetë brenda kornizës së përcaktuar nga Kushtetuesja. Çdo iniciativë e tillë ka miratimin tonë. Natyrisht diskutimet bëhen në komision kur shkon iniciativa”, tha ai.

Rama u ndal dhe te çështja e reformës zgjedhore. Ai u shpreh se PS është e gatshme për bashkëpunim, por paralajmëroi se nëse komisioni i posaçëm nuk jep efekt, atëherë do të shkohet në zgjedhje me kodin aktual. Pra duket sikur ka një lloj tërheqje, pasi më herët Rama kërcënonte se do e kalonte reformën me vota të mbledhura lart e poshtë.

Komisionet zgjedhore është një praktikë që ka dalë nga kontesti i kohës që jetojmë dhe me mbarimin e afatit, për ato gjëra që do të donim ti adresonim përmes një komisioni do ia lëmë në tryezë Kuvendit. Nëse do të ketë të tjerë që do të duan të lënë porositë e tyre t’i lënë. Nëse nuk ka vota do të bëjmë zgjedhje me ligjin ekzistues. Kaq e thjeshtë është", tha ai.

Pak kohë më parë reaguan ashpër ODIHR, BE, SHBA dhe organizma të tjera, të cilët e bënë të qartë sa nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa konsensus dhe duket se Rama ka bërë një hap pas. /Pamfleti

Lini një Përgjigje