
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi sot në Shkodër me kryebashkiakët. Para gazetarëve, ai renditi sfidat me të cilat përballet pushteti vendor, ku më problem mbetet kriza financiare.
Rama deklaroi gjithashtu se do të punohet për të rritur pagat, pasi në bashki pagat janë të ndara në 5 nivele dhe ka dallime të mëdha mes tyre.
“Diskutuam për tema të rëndësishme që përbëjnë edhe pikat e rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE. Është një proces që kërkon angazhim dhe rezultate nga të gjithë, jo thjesht nga qeveria. Sepse nuk integrohet qeveria në BE , por Shqipëria”, tha ai.
Kreu i qeverisë njoftoi për shpërblim me paga më të larta për punonjësit e bashkisë.
“Kemi domosdoshmërinë e rishikimit të pagave të bashkisë. Ne do kalojmë në 2 nivele dhe do vijojmë një rritje të pagave për t’i përafruar mundësitë e shpërblimit të punonjësve të bashkisë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje