TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 16:39

Pjesë e takimit në Shkodër, kryebashkiaku i Kavajës: Sot duhen lënë pas ndasitë politike

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e takimit në Shkodër, kryebashkiaku i Kavajës: Sot

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, i pranishëm në takimin e qeverisë dhe kryetarëve të bashkive në Shkodër, tha se sot duhen lënë pas ndasitë politike.

Në një deklaratë për mediat, Qosja tha se ministrat, zv ministrat dhe kryebashkiakët e pranishëm në Shkodër i bashkon interesi qytetar. Ai shtoi se bashkitë në vend janë në gjendje jo të mirë financiare dhe në këtë mbledhje u fol pikërisht për këtë, sesi mund të përmirësohet situata.

“Nuk jam vetëm unë kryebashkiak i djathtë në Shkodër, por jemi 6. Të lëmë pas ndasitë politike, të shohim interesat e qytetarëve. Ne kishim kërkesat tona, sipas zonave që kemi nën administrim. Të gjitha bashkitë janë në vështirësi ekonomike por besoj se duke bashkëpunuar, do ia dalim”, u shpreh Qosja.

Ndërsa, kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hil Curri tha se asnjë nuk e ka parë takimin në aspektin politik, pasi sipas tij problematikat e qytetarëve janë më të rëndësishme.

Ai u shpreh se gjatë mbledhjes kanë marrë një garanci duke qenë se vendi është në rrugën e integrimit drejt BE, teksa theksoi se nëse ata do të ndihen të pa respektuar do të ankohen te kancelaritë evropiane.

Curri tha gjithashtu se gjatë takimit u vendos që një herë në muaj kryebashkiakët të kenë një komunikim me ministrat përmes platformës Skype për të thelluar bashkëpunimin. 

I pyetur për porosinë e kryeministrit mbi shpërblimet që do kenë bashkitë me performancën më të mirë, tha se një rezultat i tillë mund të arrihet nga bashkitë e mëdha dhe jo të voglat.

“Performancën më të mirë do ta ketë një bashki e madhe. Nëse shpërndarja do jetë ndryshe me anë të riskut që ka një bashki, do të ndryshojë treguesi i performancës. Ka bashki që kanë teprica në buxheti, kurse ne jemi me mungesa", tha Curri.

Lini një Përgjigje