TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 15:36

Pazaret PD-PS, a po negocion Rama në prapaskenë me Berishën për të kontrolluar SPAK?

Shkruar nga Pamfleti
Pazaret PD-PS, a po negocion Rama në prapaskenë me Berishën
Pazaret Rama-Berisha

PS dhe grupi i Berishës kanë nisur negociatat në prapaskenë, por duket se pjesë e pazarit do të jetë dhe kapja e SPAK...

Pasi e futën Kuvendin në kaos për më shumë se 4 muaj, Partia Socialiste dhe grupi i Sali Berishës kanë nisur negociatat në prapaskenë. Gazmet Bardhi dhe Bledar Çuçi kanë pasur biseda të shumta mes tyre, dhe PS po mendon që të bëjë një sërë lëshimesh për opozitën, qoftë për komisionet hetimore, ashtu dhe për çështje të tjera. Kaosi parlamentar ishte skenar i të dyja palëve, Rama vendoste fitilin dhe Berisha ndizte çakmakun.

Por, shumë shpejt pritet që të arrihet pazari i radhës, teksa burimet saktësojnë se po bisedohet për shumë çështje, të cilat duhet të miratohen në momentin që do të kthehet normaliteti parlamentar. Një ndër to është amnistia fiskale, si dhe ecuria e Reformës Zgjedhore. Por, një tjetër çështje që mund të gjejë rrugë është ajo e planit ogurzi për të kontrolluar SPAK.

Eduard Shalsi pak kohë më parë e pranoi hapur se PS po shqyrton mundësinë për të ridimensionuar rolin kontrollues të Kuvendit për institucionet e varura prej tij. Kjo do të thotë se do rritet roli kontrollues, përfshirë këtu dhe SPAK. Plani i PS është që të ngrihet një komision ad hoc, pra me anëtarë nga të gjitha palët dhe ai komision do të vërë nën thundrat e politikës SPAK, GJKKO, ILDKPI, etj. Sipas burimeve, pritet që ky plan ogurzi të gjejë zbatim sapo grupi i Berishës të ulet në karriget e Kuvendit dhe t’i rikthehet normalitetit.

SPAK është bërë makth për të gjithë. Vetë Rama pak ditë më parë e pranoi se ka dhënë urdhër që institucionet të mos lejojnë agjentët e BKH të sekuestrojnë dokumente. Po ashtu Berisha e ka shpallur armikun numër një SPAK. Me pak fjalë, frika e prangave i ka bërë bashkë dhe duke shfrytëzuar mungesën e ambasadorit amerikan, minjtë kanë filluar të hedhin valle. /Pamfleti

Lini një Përgjigje