TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 15:39

Zgjedhjet/ Çipa: Luftë ekzistenciale mes kandidatëve brenda partive

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet/ Çipa: Luftë ekzistenciale mes kandidatëve brenda

Analisti Aleksandër Çipa tha se përpos rivalitetit mes kandidatëve të PS dhe PD, në këto zgjedhje do të ketë edhe një rivalitet të brendshëm mes atyre që janë vendosur në listë të hapur.

Çipa mendon që lëvizja e Ramës për marrjen e menjëhershme të kontakteve me Bashkinë Tiranë, pas arrestimit të Veliajt, ishte lëvizje elektorale-politike.

Rivaliteti ka dy perimetra, perimetrin e madh, që është përballja mes dy kaheve kryesore të politikës, që kanë objektiva të paracaktuara. Nëse opozita merr 17 mandate është fitore e opozitës, sepse thyen atë që ishte e mëparshme. Me 17 nënkuptoj daljen drejtpërdrejtë se pastaj përllogaritjet janë më ndryshme.

Perimetri më i rrezikshëm, është ai i brendshmi, mes kandidatëve të secilës prej palëve. Të socialistët për Tiranën beteja është shumë e ashpër, sepse vet profilet e politikanëve, ku një pjesë janë më të shquarit në 34 vite për PS, aq më tepër edhe ministrat. Të dyja kategoritë brenda familjes janë në luftë ekzistenciale politike”.

Edhe ajo që ne kemi parë si lëvizje politike të kryeministrit në momentin që Veliaj u izolua dhe mori menjëherë kontakte me bashkinë, është lëvizje elektorale-politike. Njësia më e rëndësishme administrative e vendit, në qeverisjen vendore, është një impakt i drejtpërdrejt potencial për rezultatin e pritshëm në Tiranë. Gjithë struktura e niveleve partiake të PS, në raport me vakumin që ka shkaktuar ikja e Veliajt, është një ambicie e PS për të mos ta lënë këtë pësim të vakumit që është krijuar”, tha ai në MCN.

Ai theksoi si një nga problemet kryesore bjerrjen e kapacitetit të administratës publike, ku asnjë prej palëve s’ka një platformë. 

Çipa tha që opozita është shumë e framentizuar, çka sipas tij nuk mundëson kapitalizim të mandateve. 

"Opozita është shumë e fragmentizuar, janë 5 koalicione opozitare, që bëjnë të pamundur kapitalizimin e mandateve. Lufta për Tiranën dhe disa qarqe potenciale është agresive. Shumica e projektimeve parashikojnë PS-në në rastin më të keq 69, shkon në 73. Opozita pretendon që përmes koalicioneve të bashkojë votave që të shkojë te 73", tha gazetari. 

Lini një Përgjigje