
Ndërsa zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të nisë më 1 prill, kandidatë për deputetë të partive të vogla kanë dorëzuar në KQZ kërkesat e dorëheqjeve.
Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se nga 7 kërkesa, 5 dorëheqje justifikohen me arsyet shëndetësore, 1 për arsye familjare dhe një tjetër për shkak se nuk e di nëse i lejohet të kandidojë, pasi është mësues.
Kandidatët e dorëhequr i përkasin koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ që drejtohet nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, si dhe subjekteve PSD, Lëvizja Bashkë, ADR dhe partisë ‘Mundësia’
Kandidatët që dorëzuan dorëheqjen në KQZ
1- Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës - arsye shëndetësore
2- Hyda Kuci, - PSD Berat - arsye shëndetësore
3- Joan Sotir, - “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore
4- Daniela Alite - PSD Durrës - arsye shëndetësore
5- Xhilda Boçari, - 'Lëvizja Bashkë" Korçë - arsye shëndetësore
6- Fadil Bekaj, - Partia Mundësia, Fier - mësues
7- Edi Piring e ADR, Korçë - arsye familjare
Ndërkohë një tjetër kërkesë e depozituar në KQZ është ajo e Selami Jenisherit që kërkon çregjistrimin nga koalicioni “Shqipëria Madhështore” që drejtohet nga Sali Berisha.
“Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dore nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Për sa me sipër zgjedhjet e 11 Majit 2025 bëhen te pakuptueshme (nul) të paligjshme dhe antikushtetuese dhe gjithsesi deri me 25 Prill 2025 nuk mund te kryhet asnjë veprim për zgjedhjet e 11 Majit 2025”, thuhet në kërkesë.
Lini një Përgjigje