TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 11:40

Prokuroria mori të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, reagon Salianji: Bëri veprime mafioze për Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria mori të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e
Ervin Salianji

Ish-kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia pas dërgimit në gjyq nga Prokuroria e Tiranës të ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për ndërhyrje të pautorizuar në sistem.

Demokrati, i cili ndodhet në burgun e Fierit thotë se ndërhyrja në sistemin TIMS dhe vjedhja e të dhënave janë një histori mafioze, duke kërkuar një hetim më të thelluar të Prokurorisë së Posaçme.

Ai shkruan se ndërhyrja në sistemet kompjuterike dhe kopjimi i të dhënave në TIMS cënoi rëndë sigurisë kombëtare.

“Arrestimi i Ervin Muçës, ish-drejtor i IT në Policinë e Shtetit, është dëshmia se Komisioni Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet në TIMS dokumentoi ekzaktësisht pasigurinë dhe paaftësinë dhe keqppërdorimin e administratës shtetërore për të mbrojtur sistemet dhe informacionet e rëndësishme shtetërore.”, shprehet Ervin Salianji.

Ndërsa thekson se çështja për sistemin TIMS që u hetua nga Komisioni Parlamentar po mbahet në sitarët e Kuvendit dhe nuki dërgohet SPAK për hetime të mëtejshme.

“Vetëm Edi Rama ka fuqinë të imponojë që kjo çështje të rrijë në sirtarët e Kuvendit dhe te mos i dergohet SPAK per hetime te mëtejshme sic eshte detyrimi ligjor por dhe kerkesa e komisionit! Burgosja ime është dhe për ketë arsye, për tu harruar çeshtja dhe për të mos u hetuar përfituesi kryesor; Edi Rama”, deklaroi ai, duke listuar disa nga gjetjet e Komisionit.

 

ervin salianji

Lini një Përgjigje