TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 11:18

Rama ironizon kandidatët për deputetët të PD: Personazhe groteskë të kënetës!

Shkruar nga Pamfleti
Rama ironizon kandidatët për deputetët të PD: Personazhe
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Shkodrës ku do të prezantojë kandidatët për deputetë të PS. 

Rama ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, të cilët i quajti personazhe groteskë të kënetës.

“Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë te ca personazhe. Si mund të insistohet në të njëjtin budallëk. Ca personazhe që të vjen zor ti përmendësh dhe emrin që i kanë vënë në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu dhe nëse ka një kartëvizitë. këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë. S’ka lidhej me çfarë i duhet Shkodrës, Shqipërisë dhe ca i duhet të gjitha shtresave dhe kategorive, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.

Lini një Përgjigje