Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Shkodër, me “skuadrën e re”, siç e ka konsideruar ai “për Shqipërinë në BE”.
Rama ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e procesit të integrimit europian.
“Në Shkodër si në qarqet e tjera, kemi arritur falë punës të formësojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese që mbulon të gjitha ndjeshmëritë dhe kategoritë. Pavarësisht moshës, gjinisë apo prejardhjes. Kushdo që jeton në Shkodër apo jashtë, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që kërkon”, tha Rama.
Më tej kryeministri shtoi se nuk kanë asnjë kundërshtar përballë, por vetëm horizontin e BE.
Kreu i qeverisë theksoi se PS nuk ka përballë kundërshtar, pasi PD në këtë qark ka vetëm riciklim figurash që nuk ka lidhje fare me të ardhmen.
“Ne përballë kemi vetëm horizontin e BE, nuk kemi kundërshtarë përballë, por i kemi mbrapa dhe në mënyrë të vazhdueshme dëgjojmë klithma, sharje e lehje”, tha ai.
Lini një Përgjigje