
Dhurata Çupi, kandidate për deputete e PD në Tiranë ka folur lidhur me takimin që ka mbajtur ditën e sotme kryeministri Edi Rama në Lezhë.
Kryeministri gjatë fjalimit të tij, tha se PS ka një program por para kësaj, do fitojë jo vetëm mandatin e katërt por edhe të pestë.
Çupi ndan mendimin se PS nuk ka akoma një program pasi qëndron ai i vitit 2013 me një sërë premtimesh që sipas kandidates së PD, Rama ende nuk i ka realizuar.
“Së pari Edi Rama dhe PS ka akoma programin e 2013-tës dhe me atë po mban qytetarët. Në 2013 premtoi shëndetësinë falas, legalizimet që do përfundonin shpejt, ujë dhe drita 24 orë, s’do kishte korrupsion dhe këto akoma nuk i ka realizuar.
Sa për mandatin e pestë, mendoj që në 11 maj do të ketë rotacion politik, nuk është thjeshtë për demokratët, është në të mirë të vendit dhe në funksion të ndryshimit. Jemi në një udhëkryq të rrezikshëm ku nuk kemi zhvillim, shpopullimi është i lartë, varfëri ekstreme, pensione të pa rritura. Vetëm në ëndërr nëse e shikon mandatin e pestë Edi Rama”, tha Dhurata Çupi në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje