
Kreu i PD Lulzim Basha, i pyetur se pse kryeministri Rama i vijon replikat me të, tha se kreu socialist nuk i ka kthyer përgjigje për pyetjen që ai i ka bërë ‘ku i ke shokët’.
Nga studio e Report TV, Basha tha se nëse nuk do t'i kthente përgjigje, Kryeministri do bënte antifushatën më të madhe ndaj vetes.
“Përgjigjja im është se ai e kupton se kjo nuk është pyetje një personi as e 10 personave dhe as e anëtarëve tanë të strukturave.
Por të futesh në rrjetet sociale këto pyetje klikohen nga miliona shikuesish, njerëzit jo thjesht e klikojnë dhe shijojnë, por solidarizohen me pyetjen ku i ke shokët sepse korrupsioni është pengesa për zhvillimin e vendit.
Përgjigje e kësaj pyetje është se shokët e tij më të ngusht brenda PS, që i ka bezdisur pushtet janë në burg për korrupsion.
Nëse do të më linte pa përgjigje ai do bënte antifushatën më të madhe ndaj vetes duk u përgjigjur po bie në një gropë, gjithmonë e me shumë, ai edhe pse bënë replikë ai nuk i është përgjigjur pyetjes ku i ke shokët, pse i ke aty.
Pse shqiptarët klikojnë masivisht videot e mia, fuqia e tyre nuk është talent i pazbuluar për të zbuluar repin por sepse brenda tyre është një e vërtetë e madhe. Rama nuk jep përgjigje dhe nuk mban përgjegjësi për çështje kryesore.
Tani ndodhet para gjyqit të opinionit publik që e pyet me të njëjtën pyetje që e pyes unë pse i ke shokët tek 313 dhe kush është përgjegjësia jote që ata shok janë atje”, tha ai.
Lini një Përgjigje