Ambasada greke bëhet selia e parë diplomatike që i hap dyert Berishës...
Athina ka nisur flirtet me Sali Berishën. Që pas arrestimi të Belerit, raportet mes Greqisë dhe Berishës u miqësuan shumë (jo se janë ftohur më parë). Madje kohët e fundit Berisha nuk i ka ndalur elozhet ndaj tyre dhe ata ja kanë shpërblyer.
Berisha ka qenë i ftuar special nga ambasada greke në një aktivitet në kuadër të festës Kombëtare të Republikës së Greqisë. Lajmin e ka dhënë vetë Berisha.
“Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek. Në pritje takova dhe mikpritësen ambasadoren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare”, shkruan Berisha.

Duhet theksuar se ambasada greke bëhet selia e parë diplomatike që i hap dyert Berishës. Kreu i PD që pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe është shmangur nga shtetet e BE. Vetë Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, gjatë vizitës në Tiranë e shmangu një takim me Sali Berishën. Por sot u dhanë sinjale se “dashuria” e vjetër e Berishës me Athinën vijon. Ishte ai që u dha detin grekëve dhe si duket ata po i kthejnë borxhin duke e faktorizuar para zgjedhjeve.

Grekët kanë festuar sot përvjetorin e Revolucionit të 1821, një kryengritje popullore kundër Perandorisë Osmane që mbaroi disa vite me vonë dhe arriti kulmin me krijimin e një shteti të pavarur. /Pamfleti
Lini një Përgjigje