
Agron Shehaj, kreu i ‘Mundësia’ ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama se po luan me zjarrin pas përplasjes së tyre për vizitën e tij në vilën e Trump, Mar a Lago.
Pas akuzave në media se ka paguar 1 milion dollarë për të shkuar në vilën e Donald Trump, Mar-a-Lago, Agron Shehaj thotë se është Edi Rama dhe se ky i fundit po bën një gabim të madh.
Sipas Shehajt, Edi Rama është duke luajtur me zjarrin, pasi ai nuk po akuzon vetëm kreun e ‘Mundësia’ por edhe njerëzit pranë Trump të cilët nënkuptohet se kanë marrë para të fshehta për të realizuar një vizitë të Shehajt në Mar a Lago.
“Kjo është një akuzë shumë e rëndë jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj atyre që sipas atij, paskan fshehur një aktivitet lobimi. Është akuza e fshehjes së atij lobimi që është një akuzë shumë e rëndë.” – tha Shehaj.
Përplasja mes Ramës dhe Shehajt nisi pasi Shehaj publikoi një video në Mar a Lago. Të nesërmen Rama tha se vizita e Shehajt në vilën e Trump në Miami ishte njësoj sikur kryeministri të shkonte përpara kullës Trump në Nju Jork dhe të shkrepte foto aty.
“Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Toëer në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Toëer, mbështetje e plotë e reformës”, tha Rama.
Shehaj thotë se ka qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan, dhe ka marrë pjesë në një tryezë me senatorë, kongresmenë dhe biznesmenë të fuqishëm pranë administratës “Trump”.
Reagimi i sotëm erdhi pasi një grup mediash shpërndanë lajmin se Shehaj kishte paguar 1 milionë dollarë.
Lini një Përgjigje