
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i PS-së, pasditen e së martës ishte në Lezhë, nga ku ka gjetur një moment për të vijuar batutat në distancë me Lulzim Bashën, i cili në zgjedhjet e 11 majit garon nën siglën e “Euroatlantikëve”.
Gjatë takimit me mbështetësit e PS, Ramës iu prezantua një qytetar si “euroatlantik”, ndërsa kreu socialist e identifikoi atë si mbështetësin e Lulzim Bashës.
Rama tha se qytetari në fjalë ishte me PS-në sot pavarësisht nga bindjet e djathta, ndërsa theksoi se vota në 11 për socialistët e çon vendin në familjen europiane.
Batutat
Rama: Ky është përfaqësues i Lulit?
Qytetari: O Lul, e dua edhe këtë (përqafon Ramën).
Rama: Ja, o Lul, euroatlantik por është me PS-në sot, se sot të gjithë duhet të jenë me PS-në që të shkojmë në BE. Pse me kë të shkojnë në BE, me ty që të zë gjumi o Lul?
Lini një Përgjigje