TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2025, 15:13

‘Lëre fanellën me logon e kënetës’, Rama mesazh për 11 majin: Mos votoni as moçalishtet

Shkruar nga Pamfleti

‘Lëre fanellën me logon e kënetës’, Rama mesazh

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë një mesazh për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama i ka drejtuar një apel demokratëve që të lenë llogoren e tyre dhe të votojnë për Partinë Socialiste.

Kreu socialist shprehet se Shqipëria në BE është përtej të majtës dhe të djathtës.

“Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe ti skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe fute mirë në kokë, Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës”, shkruan Rama.

Kryeministri po e përqëndron fushatën për zgjedhjet e 11 majit, ku ai kërkon mandatin e 4-t rradhazi, te anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Rama ka kërkuar një votë masive për të dhe Partinë Socialiste duke përcaktuar si objektiv 1 mln vota, aq sa mori në 2013 kur ishte në koalicion me Ilir Metën dhe shumë parti të tjera, kur fitoi mandatin e parë për të formuar qeverinë.

‘Lëre fanellën me logon e kënetës’, Rama mesazh

Lini një Përgjigje