TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2025, 12:55

“Kreu i SPAK përballet me sulme kafshërore”/ Berisha i kthehet Ramës: Ti duhet t’ia fshish edhe këpucët Altin Dumanit!

Shkruar nga Pamfleti

“Kreu i SPAK përballet me sulme kafshërore”/ Berisha i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sipas Berishës me ato që kreu i SPAK ka bërë për kryeministrin, ky i fundit duhet t’i fshijë këpucët Dumanit.

“Shqipëria ka një sistem në të cilin një njeri përcakton çdo gjë. Si iu duket iu që marrin të burgosurin e fusin aty dhe publikojnë statuse në emër të tij. Ato statuse sipas burimeve që duhen hetuar, janë të shkruar nga dora e Ramës. Është Altin Dumani që e mbron. Po të mos ishte Altin Dumani, krimi elektoral do ishte ndëshkuar. Nuk ndëshkohen dosjet se të çojnë te Edi Rama. Si dosja e Durrësit dhe ajo e Peshkopisë përfundojnë te Edi Rama. Ai edhe këpucët duhet t’ia fshijë Altin Dumanit”, tha Berisha.

Më herët, gjatë komunikimit me ndjekësit online Rama tha se kreu i SPAK, përballet me sulme kafshërore çdo ditë.

“Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe që ka të gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë përballë sulmeve kafshërore, edhe deri kundër familjes së tij. Dumani nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose Europa kur u ngrit institucioni i SPAK”, tha Rama.

Lini një Përgjigje