TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2025, 12:34

Tha se nuk përfshihet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Berisha nxjerr 'blof' Ramën: Nënkryetaren e deleguar nga Veliaj e dëbove! 

Shkruar nga Pamfleti
Tha se nuk përfshihet në drejtimin e Bashkisë së
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference për mediat foli lidhur me trazirat në Bashkinë e Tiranës. I pyetur se kush po e qeveris Bashkinë ai tha se nëpërmjet Anuela Ristanit, Rama po merr veprime brutale. 

"Lidhur me pyetjen se kush qeveris bashkinë e Tiranës kjo është e faktuar, është një zonjë që quhet Anuela Ristani, e cila u shkarkuara nga kryetari në qeli i detyrës.

U emëruar një zonjë tjetër e cila u thirr dhe u kërcënua nga Edi Rama në mënyrën më pak dinjitoze, jo vetëm u kërcënua por u dëbua nga puna sepse Erion Veliaj i delegoi firmën si njeriu që i besonte për të kryer veprimet ne vend të kryetarit. Këto akte janë publike, është Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet ne Bashkinë Tiranë. Ligji e ndalon në mënyrë kategorike.

Kryeministri nëse ka një mosaprovim ai mund ti adresohet gjykatës por jo të ndërmarr veprim ekzekutim ndaj tij", u shpreh Rama. 

 

Lini një Përgjigje