TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2025, 13:37

Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: Më tha diçka që ishte e frikshme për Inteligjencën Artificiale 

Shkruar nga Pamfleti
Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: Më tha diçka që ishte
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në takimin për prezantimin e fituesve të startup dhe Startup Grant 2024. 

Gjatë fjalës së tij ai zbuloi një bisedë me Mira Muratin, të cilën e quajti të frikshme. 

“Biseda me Mira Muratin, me tha diçka që ishte e frikshme. Nëse për të kaluar nga iPhone 12 te 13 është dashur një vit, për të kaluar nga një gjë tek një gjë tjetër, AI do të duhet një ditë. Çfarë është e re në mëngjes do të bëhet e vjetër në darkë. Deri këtu do të shkojë shpejtësia e transformimit”, u shpreh Rama. 

Ndër të tjera kryeministri tregoi disa të dhëna interesante nga një audit për platformën e-Albania. Sipas kreut të qeverisë, 620 milionë euro janë kursyer në total nga shërbimet që janë bërë online përmes platformës. 

Lini një Përgjigje