TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2025, 17:22

Anketimi i britanikëve: Korrupsioni vijon t’i "marrë frymën" Shqipërisë, SPAK ka ende punë të fitojë besimin e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Anketimi i britanikëve: Korrupsioni vijon t’i "marrë
Altin Dumani-SPAK

91% e qytetarëve besojnë se korrupsioni është ende një problem i madh në Shqipëri...

Korrupsioni vijon të jetë “Thembra e Akilit”  për Shqipërinë. Edhe pse kryeministri premton pasaporta të BE, shumica e tere mendojnë se korrupsioni gëlon kudo.

IDRA Research & Consulting ka publikuar sot një sondazh, të financuar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Komunikimit i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Qëllimi kryesor i këtij studimi ishte të hedh dritë mbi perceptimet dhe përvojat e korrupsionit dhe krimit të organizuar tek qytetarët dhe punonjësit e sektorit publik në Shqipëri, si dhe raportimi i këtyre çështjeve nga mediat. Gjithashtu, përmes këtij hulumtimi, u shqyrtua ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe nivelet e besimit në institucionet që hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe sa gjasa do të kishin ata të raportonin krime të tilla.

Mbledhja e te dhënave sasiore dhe cilësore te studimit u krye gjate periudhës gusht 2024.

Gjetjet e këtij hulumtimi ofrojnë një pamje gjithëpërfshirëse të mënyrës se si korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të formësojnë përvojat e shqiptarëve. Metodologjia kombinon elemente sasiore dhe cilësore për të kapur një gamë të gjerë perceptimesh.

Anketa përfshiu 1,000 intervista me individë të moshës 18 vjeç e lart nga të gjitha rajonet e Shqipërisë. Me një marzh gabimi prej ±3.2.

Detajet e raportit

Hulumtimi tregoi se shumica dërrmuese e shqiptarëve besojnë se ulja e korrupsionit do të çojë në një ekonomi më të qëndrueshme, do të reduktojë emigracionin dhe do të përmirësojë shanset për anëtarësim në BE. Një pjesë prej 74% e qytetarëve besojnë se ulja e korrupsionit ka të ngjarë të çojë në një ekonomi më të qëndrueshme dhe 73% mendojnë se do të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Studimi gjithashtu tregon mbështetje të madhe për përpjekjet kundër korrupsionit nga qytetarët.

Po ashtu thuhet se hetimet për korrupsionin nga SPAK lidhur me zyrtarët e lartë kanë rritur pritshmëritë e qytetarëve se korrupsioni mund të trajtohet dhe ka rritur ndërgjegjësimin se si ata mund ta raportojnë atë.

Rreth 95% e individëve janë në dijeni të SPAK-ut dhe 62% besojnë se ai ka qenë efektiv në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, 91% e qytetarëve besojnë se korrupsioni është ende një problem i madh në Shqipëri.

Keqpërdorimi i pushtetit politik për përfitime personale shihet si kontribuesi kryesor i korrupsionit në Shqipëri (69%). Pas tij vijnë zbatimi i dobët i ligjeve kundër korrupsionit (52%) dhe lidhjet e ngushta mes bizneseve dhe partive politike (46%);  Më shumë se gjysma (57%) e qytetarëve mendojnë se korrupsioni po vonon përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE; 56% thonë se korrupsioni ndikon negativisht në cilësinë e përgjithshme të jetës së tyre. 50% besojnë se ulja e korrupsionit do të reduktojë numrin e shqiptarëve që largohen jashtë vendit; 73% e shohin korrupsionin si një pengesë për kujdesin shëndetësor publik cilësor. 63% e shohin korrupsionin si një pengesë për avancimin e drejtë në karrierën e tyre dhe 83% e identifikojnë nepotizmin si një formë kryesore të korrupsionit.

46% e qytetarëve shqiptarë besojnë se SPAK vepron në mënyrë të paanshme në luftën kundër korrupsionit. Besimi te SPAK është më i lartë se te policia (27%) dhe institucionet/organizatat e tjera. Të rinjtë e grupmoshës 18-34 vjeç kanë një nivel më të lartë besimi te SPAK krahasuar me ata mbi 35 vjeç. Ata në Jug kanë gjithashtu më shumë gjasa të besojnë aftësinë e SPAK-ut për të punuar në mënyrë të paanshme kundër korrupsionit, ndërsa ata në zonat qendrore janë më pak të prirur ta besojnë këtë.

Shumica beson se SPAK vepron në mënyrë të pavarur. Këtu përfshihet besimi se SPAK i zgjedh rastet e tij, merr vendime bazuar në ligje e fakte dhe punon pa ndërhyrje të qeverisë apo politikës.

Pothuajse katër në dhjetë (37%) qytetarë shqiptarë besojnë se SPAK është i lirë të bëjë punën e tij pa ndikim të jashtëm, më tej 34% mendojnë se SPAK nuk është as i kufizuar dhe as plotësisht i lirë, ndërsa 22% besojnë se puna e SPAK është e kufizuar nga ndikimi i jashtëm. Qytetarët në Shqipërinë Qendrore e perceptojnë SPAK-un si më të kufizuar (24%) krahasuar me ata në Veri (20%) dhe Jug (18%). /Pamfleti

Anketimi i britanikëve: Korrupsioni vijon t’i "marrë

Anketimi i britanikëve: Korrupsioni vijon t’i "marrë

Anketimi i britanikëve: Korrupsioni vijon t’i "marrë
Pjesë nga raporti

 

Lini një Përgjigje