
Edi Rama vijon të bëjë gallatë në takimet elektorale. Ndonëse nuk ka asnjë program përveç premtimit të Shqipërisë 2030, Rama shfrytëzon momentet për të bërë gallatë me të pranishmit.
Gjatë fjalës së tij sot para të rinjve të rejave në Lezhë, Rama ngacmoi një të ri, i cili rrinte pranë një vajze.
“Pse këtu e gjete ta lësh këtë punë? I ka fut kokën mu në qafë një shoqes së vet dhe… s’ka pas ku me e kap tjetër dhe e ka gjet rastin këtu te Shqipëria 2030. Po mirë mo, në rregull, të gjitha bashkë. Të trashëgoheni, por dhe po u trashëguat… për ça mi ngre ato dy gishta, apo për të thënë që jeni dy? E morëm vesh. Do jesh i Lulit ti, ke ardh për të parë atmosferën! Shumë mirë ke bërë, ulu tani. Po karrige s’mund të kesh ti, ju jeni për të nejt në këmbë, për tu ulur ulemi ne, kështu rri me ne, bëhu me ne, do e gjesh dhe ti një karrige. Janë bërë si zogjtë e korbit, i ka lënë Luli, s’dinë ku shkojnë, duan karrige, s’kanë karrige, konfuzion i madh”, tha Rama.
Lini një Përgjigje